Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar rastet e infektimeve nga Covid-19.
Mësohet se kanë rezultuar pozitivë 27 qytetarë dhe se nuk ka pasur humbje jete në 24 orët e fundit.
Sakaq janë shëruar 16 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.
Njoftimi i plotë:
3 Nëntor 2022 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 478 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 27 qytetarë, në këto Bashki:
9 në Tiranë, 4 në Gjirokastër, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Sarandë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Durrës, Kamëz, Lushnje, Delvinë, Korçë. Janë 201 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.Janë shëruar 16 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,053 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Nëntor 2022)
- Raste të reja ditore 27
- Të shëruar në 24 orë 16
- Të shtruar në spitale 3
- Humbje jete në 24 orë 0
- Testime ditore 478
- Testime totale 1,998,247
- Raste pozitive 331,847
- Raste të shëruara 328,053
- Raste Aktive 201
- Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
- Tiranë 136
- Vlorë 20
- Gjirokastër 14
- Durrës 8
- Fier 7
- Berat 6
- Elbasan 4
- Shkodër 2
- Korçë 2
- Lezhë 1
- Dibër 1