Sportistja Luiza Gega është propozuar për të qenë atletja e muajit tetor.
Mësohet se votimi do të bëhet në kanalet zyrtare të Federatës Europiane, pasi Gega fitoi garën e 3 mijë metrave me pengesë në fushën e atletikës.
Kampionia është një ndër 4 sportistët e propozuar, ku pritet të zgjidhet si atlete përmes votimit në rrjetet sociale.
Votimi do të jetë i hapur deri ditën e premte, 4 tetor.
Luiza Gega është zgjedhur në të kaluarën si atletja e muajit për Janarin e 2020.