Sharon Stone aktorja që bëri emër me rolin e saj në filmin e njohur ‘Basic Instinct’, ka tronditur ndjekësit e saj pasi ka bërë të ditur problemin e saj shëndetësor. Është një tumor që duhet hequr dhe ajo tregoi se si një diagnozë e gabuar e bëri të shkonte në spital dhe t’i nënshtrohej një operacioni që nuk duhej ta kishte bërë. Vetë Stone ka shkruar se:
Sapo zbulova se kisha një tjetër diagnozë të gabuar dhe një procedurë të gabuar.
Ajo shpjegoi se si e kuptoi që diçka nuk ishte në rregull dhe nuk po shkonte siç duhej. Pas një operacioni të parë, gjërat nuk po përmirësoheshin. Përkundrazi, ajo shpjegoi atë që kishte bërë. Ajo tregoi të gjithë situatën:
Ndërkohë që dhimbja u përkeqësua, unë shkova për një kontroll të dytë.
Por pas kësaj ajo ka zbuluar se ka një tumor të madh fibroid që duhet hequr. Stone bëri një sugjerim:
Gratë në veçanti: mos jini të pasigurta, merrni një mendim të dytë. Kjo mund t’ju shpëtojë jetën.
Ajo shtoi se do të ketë nevojë për pushim për rreth një muaj e gjysmë.
Do të jem joaktive për 4 deri në 6 javë që të shërohem plotësisht.
Së fundi, aktorja ka treguar shenjë force: “Faleminderit për vëmendjen. Gjithçka në rregull”.