Mes reagimeve të shumta ndaj rastit të dhunës në Pejë ka reaguar edhe dhëndri i të moshuarës, përmes një deklarate për mediat.
Ai u shpreh se familjarët janë tepër të shqetësuar nga dhuna e ushtruar nsaj saj, e cila fatkeqësisht vuan nga sëmundja e Alzheimer, që ka të bëjë me çrregullim të kujtesës.
Para disa vitesh, zonjës i kishte rënë dëshmor djali vetëm 17 vjeç. Ai tha se ajo vizitohej shpesh nga familjarët, por nuk kishte shprehur shqetësime.
Ai tha gjithashtu se e moshuara vuan nga sëmundja e alzheimerit dhe nuk ka mundur t’i tregojë asgjë për rastin vajzës së saj, për të cilën tha se e ka vizuar nënën “disa herë në javë”,
“Vuan nga alzheimeri dhe nuk ka mundur ta japë ndonjë shpjegim ndaj vajzës së saj”, u shpreh ai para gazetarëve.
“Unë jam dhëndri i palës së dëmtuar. Zonja Miniere është banore e kësaj qendre prej një viti. Me publikimin e videos, jemi të shqetësuar të gjithë, kemi kërkuar tërheqjen. Presim vendimin. Miniere Nurja, duhet me e cek është nëna e një dëshmori që ka humbur jetën në moshën 17 vjeç, që është edhe më e dhimbshme.
Nuk kemi pasur asnjë vërejtje. Vizitohej shpesh nga vajza dhe farefisi,por nuk dimë çfarë ka ndodhur. Ishte prej një viti atje. Fatkeqësia është zonja vuan nga Alzheimer. Rasti ka ndodhur para disa ditësh. Presim çfarë do thojë hetuesia”- është shprehur dhëndri i zonjës së moshuar.