Reperi i njohur Mozzik, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në një qendër të moshuarish në Pejë, ku dy punonjëse dhunojnë një të moshuar që ishte nëna e një dëshmori të UÇK-së.
Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtari shprehet se do të ofrojë mbështëtje financare për familjarët e të moshuarës për të marrë një avokat.
“Pse e pashë këtë video? Refuzoj të flas sot do e lë tërë ditën e javën të flas kjo video e tmerrshme!
E more Zot i madh na kurse durimin e na ruaj mendjen! PUBLIKISHT familjarëve të moshuarës le të më shkruajnë nëse kanë nevojë për pagesa për një avokat ! Nuk e di…thjeshtë po i kursej fjalët! (fytyrën e të moshuarës e mbulova. Vajza që po e dhunon e paska emrin Aurona Pelaj, ndërsa ajo që ka inçizuar nuk ia di emrin ende”- shkroi reperi.