Alibeaj pas takimit të kryesisë: Nuk fitohet me matematikë por me moral

Deputeti Enkelejd Alibeaj foli për mediat  pas takimit me Kryesinë, ku ka deklaruar se të premten do të mbahet një takim me Kolegjin e kryetarëve dhe Kryesinë.

Ai u shpreh se deputetët e përfaqësuar prej tij kanë prezantuar formula zgjidhjeje për një kandidat unik fitues, por se kjo nuk u pranua.

“Kemi dhënë formula zgjidhje për një kandidat unik që të jetë fitues. Çdo zgjidhje e njëanshme, është e papranueshme. Duhet ti shërbejmë demokratëve. PD do futet në zgjedhje, kjo është pajk por e sigurt. Ajo që Bardhi e artikuloi, është një formulë e vlefshme që besoj duhet ta gjejnë me logjikë e dashamirësi, veten kushdo. Dëshira urimi im është ky.

Sot në mbledhjen e gjatë dhe pasnesër në orën tre bashkë me Kolegjin e Kryetarëve, synojnë që demokratët të zgjedhin kandidatin. Kolegji Kryetarëve është një nga organet më të rëndësishme të PD dhe bashkë me kandidatët për deputetë mori 650 mijë vota të demokratëve.

Nuk fitohet me matematikë por me moral, me njerëz që ua duan të mirën demokratëve, siluetë ndryshe nga regjimi, pa një të shkuar korruptive, me njerëz me politikë të përvuajtur, që largon nga egoja personale”, tha Alibeaj.

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *