Merr fund ‘aventura’ e Conte-s te Inter: Ishte një rrugëtim i mrekullueshëm, por tani…

Trajneri i Interit, Antionio Conte, pas një periudhe dy vjeçare që i ka shërbyer dhe qëndruar pranë skuadrës së futbollit italian, mësohet se ditën e djeshme është ndar zyrtarisht nga ekipi që drejtonte.

Pavarësisht se, kontrata e firmosur mbaronte në verën e vitit 2022, ai duket se e ka lënë më herët atë.

Në mbyllje të kësaj eksperience, Conte ka shkruar një letër dedikuar klubit dhe tifozëve të Interit.

Këtë rrugëtim, Conte e ka cilësuar si të mrekullueshëm.

Në fund të këtij shkrimi, Conte e mbyllë duke falënderuar të gjithë personat që e ndihmuan në këtë rrugëtim, gjithashtu edhe Presidentin e klubit dhe drejtuesit e tjerë.

“Çfarë rrugëtimi në këto dy vite. Çdo ditë kemi bërë që të rritej brenda nesh forca, vendosmëria, vullneti dhe sakrifica, duke arritur që të thyejnë edhe logjikat e mediokritetet që na rrethon shpesh. Asnjë alibi, asnjë justifikim, por vetëm punë, punë, punë, bashkuar gjithçka me më respektin dhe edukatën. Kemi risjellë te Interi skudeton, pas 11 vitesh, por mbi të gjitha kemi risjellë Interin në vendin ku e meriton të qëndrojë për nga historia e tradita. FALEMINDERIT të gjithëve atyre që e kanë bërë të mundur këtë!

Futbollistëve, Stafit, Presidentit, Drejtuesve dhe të gjithë atyre personave që na kanë ndihmuar dhe duruar këto dy vite. Tifozëve të interit i lejoj vetes t’i them se edhe në një periudhë shumë të vështirë për të gjithë për shkak të pandemisë, i kemi ndjerë gjithmonë afër, suportin e tyre, ngrohtësinë dhe afërsinë. Imazh i Kupës së Skudetos që ngrihet në unazën më të lartë të San Siros, me Ju, te festa e ndeshjes së fundit do e mbaj gjithmonë, do të jetë gjithmonë me mua. Faleminderit, ju pafsha drejt gjërave akoma dhe më të mëdha”,– u shpreh Conte.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *