Dhunimi i nënës së dëshmorit/ reagon Kurti: Nuk ka qytetar që nuk është shokuar

Kryeministri i Kosovës, Albinb Kurti ka reaguar në lidhje me dhunimin e një të moshuare nga punonjëset e azilit ku qëndronte. E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura, i cili është vrarë në luftën

Kurti e quan atë çka ndodhi të tmerrshme, ndërsa njofton se institucionet janë angazhuar për rastin.

Reagimi i plotë:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s’është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare.

Opinioni publik është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë. Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.

E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Ajo është nxjerrë nga zili nga vajza e saj, Zhaneta Nura, e cila ka thënë se para 4 ose 5 ditësh kishte vërejtur shenja dhune në fytyrën e nënës.

Lexo edhe: Flet vajza e të moshuarës që u dhunua në azil: Paguaja 600 euro në muaj që të kujdeseshin për nënën time

Nura ka deklaruar se për strehimin e nënës së saj në këtë qendër, familja e saj ka paguar 600 euro për muaj, duke i bartur edhe shpenzimet e veshmbathjes dhe terapisë mjekësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *