Si ta kuptoni se ai nuk është i mirë në shtrat?

A ka ndonjë shans të kuptoni se si është ai në shtrat? Kjo është një gjë e rëndësishme që nuk mund të neglizhohet, aq më tepër kur seksi nuk është më një tabu. Kur bëhet fjalë për të kënaqur femrat, gjërat nuk janë aq të thjeshta. Ka disa shenja që tregojnë se si mund të jetë në shtrat:

Ai nuk bën hapin e parë

Është e kuptueshme që të dyja palët do të jenë paksa të turpshme në fillim. Megjithatë, edhe pse po i dërgonit atij shenja të qarta se jeni të interesuar, ai nuk bën asnjë hap. Pothuajse, duhet ta çoni në qoshe për t’ju puthur. Nëse bën gjithmonë lëvizje të tilla, ka shumë mundësi që ai të jetë i tillë edhe në shtrat.

Ai shmang kontaktin me sy

A e keni vënë re se ai ka probleme me kontaktin me sy kur jeni duke folur? Nëse një mashkull shmang kontaktin me sy me një vajzë, do të thotë se i mungon vetëbesimi. Pra, nëse ai nuk është aq i guximshëm për t’ju parë në sy gjatë një bisede të rastësishme, si do të marrë guximin për t’ju magjepsur në dhomën e gjumit?

Ai mburret me aftësitë në shtrat

Gjithmonë duhet të keni parasysh se të gjithë ata që kanë për çfarë të mburren nuk e ndjejnë nevojën për ta bërë këtë. Në të kundërt, nëse një mashkull e di se performanca e tij në shtrat është mediokër, kjo do ta bëjë atë të përdorë çdo mundësi për të treguar të kundërtën.

Ai nuk është i fokusuar te ju

Nuk ka vërtet asgjë më të keqe se të jesh në shtrat me dikë që nuk është i fokusuar tek ti, por po mendon për rezultatet e ndeshjes së djeshme të futbollit. Nëse keni vënë re se gjatë bisedës, ai thjesht largohet dhe nuk e ka idenë se për çfarë po flisni kur kthehet në realitet, kjo është një shenjë shumë e keqe.

Nëse ai nuk mund ta mbajë fokusin e tij tek ju ndërsa zhvilloni marrëdhënien tuaj, ai do ta ketë të vështirë të përqendrohet në kënaqësinë tuaj në shtrat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *