Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për heqjen e tëmthit.
Lidhur me gjendjen e saj shëndetësore, Presidenca njofton se ndërhyrja ka përfunduar me sukses si dhe prej sot Vjosa do të vazhdojë të përmbushë detyrat kushtetuese.
Ndërhyrja është kryer dje, më nëntor.
Njoftimi i Presidencës:
Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se dje (2 nëntor), pas rekomandimit nga mjekët specialistë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani i është nënshtruar një intervenimi të lehtë kirurgjik (heqja e tëmthit), i cili është realizuar me sukses.
Bazuar në vlerësimin dhe vullnetin e saj, gjatë ditës së djeshme, Presidentja Osmani ka bërë bartjen e përkohshme të përgjegjësive të Presidentes së Republikës tek Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca.
Nga 3 nëntori, Presidentja do të vazhdoj me ushtrimin e detyrave dhe obligimeve kushtetuese që ndërlidhen me pozitën e Presidentes së Republikës, si dhe gradualisht do t’i kthehet angazhimeve publike.
Gjatë kësaj periudhe, kërkojmë mirëkuptimin e medieve për të respektuar të drejtën fundamental për privatësi të Presidentes, që është e garantuar me kushtetutë.