Një aksident rrugor është raportuar këtë të enjte në rrugën Transballkanike në Vlorë.
Burime për median bëjnë me dije se katër automjete janë përplasur me njëra tjetrën por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Mësohet se dëmet materiale janë të shumta.
Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia.