Në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhisë, për shkak të bombardimeve ruse, dy linjat e fundit të komunikimit të tensionit të lartë të centralit me sistemin elektrik ukrainas u dëmtuan dhe tashmë janë shkëputur plotësisht.
Kjo thuhet në një shënim nga Shoqata Kombëtare e Ukrainës për Prodhimin e Energjisë Bërthamore Emergoatom, siç raportohet nga UNIAN, duke shpjeguar se “centrali është në modalitetin e ndërprerjes së plotë. Nëntë gjeneratorë me naftë janë në funksion”.