Një raund shtesë është hapur ditën e djeshme lidhur me aplikim në universitet.
Ditën e djeshme, Ministria e Arsimit hapi fazën shtesë të aplikimit duke i dhënë një mundësi tjetër studentëve për t’u regjistruar.
Kujtojmë se aplikimet do të jenë të hapura deri në orën 16:00
“Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re. Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00”, shkroi ministrja Evis Kushi një ditë më parë.