Ka nisur procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Në nisje të takimit, kancelari Olaf Scholz tha se ky proces do të nxisë integrimin dhe se Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor
“Qytetarët e Ballkanit mund të kenë besim tek ne. Vetëm bashkë mund të mbrojmë vlerat europiane. Europa është e plotë vetëm me Ballkanin Perëndimor”, tha ai.
Kujtojmë se i pranishëm në këtë samit është dhe kryeministri Edi Rama.