Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në vendin e takimit, ku është pritur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz.
Në një postim në rrjete sociale, Rama ka shpërndarë videon nga pritja që Scholz i ka bërë kreut të qeverisë.
Në video shihet që kancelari gjerman e ka pritur të dalë nga makina dhe i ka treguar se nga janë kamerat e gazetarëve, duke i dhënë Ramës: “Tani kalojmë nga ana tjetër”.
Kujtojmë se Procesi i Berlinit ka filluar tashëm, ku janë mbledhur në Gjermani liderët e Bashkimit Europian dhe të krerëve të Ballkanit Perëndimor.