Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë vendimin për lidhur me ndryshimet statutore në PD.
Burime për median bëjnë me dije se seanca e radhës do të mbahet më datën 10 nëntor, pasi nuk është paraqitur përfaqësuesi ligjor i PD-së, Indrit Stefa.
Lidhur me këto ndryshime, PD thekson se gjykata duhet të kishte shqyrtuar kërkesën tjetër, atë të ndryshimeve në statutin e Kuvendit të 18 dhjetorit.
Në rast se gjykata do të pranojë ankimin e PD-së për të bashkangjitur dy kërkesat për ndryshimet statutore, atëherë “zhbëhet” Kuvendi i 11 dhjetorit 2021, i Sali Berishës.