Kurbin/ Organizonin lojëra fati në një mini-kazino, arrestohen dy administratorët

Dy persona kanë rënë në prangat e policsë së Kurinit pasi organizonin lojëra fati dhe lotari të palejuara përmes kompjuterëve në një ambient të shndërruar në një mini-kazino.

Uniformat blu raportojnë se K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç u arrestuan në flagrancë, ndërsa janë sekuestruar edhe 7 kompjutera të cilët i shërbenin aktivitetit të paligjshëm.

Njoftimi i policisë: 

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game over”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.

Zbulohet një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave.

Vihen në pranga 2 shtetasit që e bashkadministronin këtë ambient, si dhe sekuestrohen 7 kompjutera që i shërbenin këtij aktivitetit të paligjshëm e shuma parash të përfituara prej tij.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe të pandërprera, të ushtruara në lokale dhe ambiente të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Game over”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-K. H. 29 vjeç dhe A. S. 44 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, kryer në bashkëpunim.

Të dy këta shtetas administronin një ambient ku organizoheshin lotari të palejuara, përmes kompjuterave. Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 7 kompjutera që dyshohet se i shërbenin këtij aktivitetit të kundërligjshëm, si dhe shuma parash që dyshohet se të arrestuarit i kishin përfituar nga ky aktivitet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *