‘Kemi marrë masa’/ Ibrahimaj ‘jep ultimatumin’: Nuk ka më buxhet për bashkitë të cilat…

Ministrja e Ekonomisë e Financave, Delina Ibrahimaj ka marrë pjesë në Komisionin e Ekonomisë, ku po diskutohet projektbuxheti 2023.

Ibrahimaj bëri të ditur vendimin e qeverisë lidhur me buxhetin e bashkive, ku theksoi se nuk do të jepet më borxh nesë këto të fundit kanë paqëndrueshmëri financiare.

Sakaq shtoi se janë marrë masa ku është miratuar një ligj për financat vendore.

‘Në fund të shtatorit të vitit 2022, pushteti vendor ka 7.5 miliardë lekë detyrime ndaj qeverisë. Bashkitë lejohen edhe sot të marrin borxh. Por nëse nuk kanë qëndrueshmëri financiare, nuk mund të marrin borxh, si çdo entitet tjetër, ashtu edhe qeveria nuk merr dot borxh nëse nuk ka qëndrueshmëri financiare. Nuk ka asnjë limit për marrjen e kredive për ato bashki të vlerësuara pozitivisht. Ka pasur ngadalësi të huave të marra nga institucionet e pushtetit vendor. Për këtë arsye kemi marrë masa për të sjellë në komision një ndryshim për ligjin e financave vendore ku parashikohet që pjesa e fondeve të trashëgueshme nga bashkitë, nëse nuk janë të angazhuara do të shkojnë për pagesën e detyrimeve të prapambetura apo të huave që u ka dhënë qeveria shqiptare’, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *