Pas fotos virale me Hailey Bieber, Selena Gomez më në fund ‘thyen’ heshtjen

Në tetor të këtij viti, menjëherë u bë virale një fotografi ku shfaqeshin të përqafuara Selena Gomez dhe Hailey Bieber. Imazhi në fjalë u komentua gjatë, por duket se këngëtarja e famshme dëshiron të minimizojë rëndësinë e fotove virale me super modelen.

Së fundmi, Gomez tha gjatë një interviste se fotografitë e bëra në Muzeun e Filmit në Akademinë e muajit të kaluar nuk ishin “diçka e madhe”.

“Nuk është asnjë gjë,” u shpreh Gomez në ‘Vulture’ ndërsa promovonte dokumentarin e saj të ardhshëm, ‘My Mind and Me’.

Tyrell Hampton, fotografi i cili shkrepi foton, u befasua nga afrimiteti i dyshes. Takimi ndodhi vetëm disa javë pasi Hailey tha në podkastin “Call Her Daddy” se nuk kishte “asnjë dramë” mes saj dhe Gomez, e cila ishte në lidhje me Justin Bieber që prej viti 2010 deri në 2018.

“Është e gjitha veç respekt”,- tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *