Një sasi e madhe kokaine është gjetur gjatë mbrëmjes së sotme në Portin e Durrësit. Bëhet fjalë për 30 kilogramë kokainë në një kontejner që mendohet se vinte nga Ekuadori.
U mësua se nga ana e forcave policore vijon kontrolli, ndërsa sipas raportimeve kokaina u zbulua nga qeni antidrogë.