Një ngjarje e rëndë është shënuar në Greqi, ku një 17-vjeçar gjendet i vrarë me plumb në kokë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Loutsa, Mandra, Atikë.
17-vjeçari ka marrë një plumb në kokë, ndërsa pranë tij është gjetur një gëzhojë.
Vëllai i tij është zhdukur dhe është në kërkim, shkruan protothema.
Prokuroria po kryen hetime rreth rastit në fjalë.