Një shqiptare dhe një arab janë arrestuar nga policia greke, pasi u kapen duke transportuar emigrantë të paligjshëm si dhe për marrjen e makinave me qiri dhe mosdorëzimin e tyre.
Mediat greke bëjnë me dije shtetases shqiptare gjatë momentit të arrestimit i është gjetur kartë identiteti dhe një patentë e falsifikuar, përmes të cilave merrte makina me qiri në disa biznese, transportonte emigrantët, dhe më pas nuk i dorëzonte më në kompanitë përkatëse, por i braktiste në zona të ndryshme të Greqisë.
Policia ka konfirmuar se janë shënuar 8 incidente të tilla, ndërsa tashmë dy të arrestuarit do të përballen me drejtësinë.