Katër klube me pikë të barabarta në grup, Lazio e Tares dhe Hysaj përfundon në Conference League

Lazio është mposhtur ditën e sotme nga Feyenoord me rezultatin minimal 1-0.

Ndeshja ka qenë interesante për faktin se statistikat e përgjithshme të sfidës kanë qenë të barabarta me shifra, por goli i vetëm i holandezëve ka vendosur gjithçka.

Ka qenë një sfidë intensive dhe me shumë kartona të verdhë, por në minutën e 64-të ishte goli i Gimenez i cili vendosi fatin e të gjithë grupit.

Një rastësi e çuditshme është se të katërta klubet e këtij grupi kanë përfunduar këtë fazë me 8-të pikë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *