Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Enkeled Alibeaj ka deklaruar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha nuk do të kthehet më si kryetar i Partisë Demokratike, pasi me dorëheqjen e ka bërë aktin e vet.
“Jo për sa kohë që duke u tërhequr bëri aktin e vet. Jo pa qëllim. Sa kohë nuk ka ndryshuar asgjë nga situata kur ai dha dorëheqjen, nuk ka pse kthehet.
Për faktin që nuk i përmend emrin është se së pari gjatë të gjithë kësaj kohe, u ndodhëm në një linçim verbal dhe nuk kthyem asnjë përgjigje vetëm për fisnikëri politike nuk hodhën aspak benzinë zjarrin që vjen nga pala tjetër”, tha Alibeaj.