Roma ka fituar me përmbysje 3-1 ndaj Ludogorets, duke bërë që të vijojë luftën për Europa League dhe duke u pozicionuar përfundimisht në vendin e dytë të grupit C, menjëherë pas Betisit kryesues.
Të parët që realizuan ishin mysafirët bullgarë me Rick, në fundin e pjesës së parë. Ekipi i Mourinhos futet i karikuar në fraksionin e dytë dhe përmbys shifrat. Brenda 20 minutash Lorenzo Pellegrini realizon dopietë, pasi ekzekutoi saktë 2 penallti.Goli që do i qetësonte të gjithë do vinte nga Zaniolo, në fundin e takimit.
Arsenali është mjaftuar me një gol ndaj Zurich në grupin A, për të ruajtur vendin e parë.Në minutën e 17-të, Gooners marrin epërsinë pas një goli mjaft të bukur. Londinezët shtojnë presionin për golin e dytë, por e pësojnë në të 67-tën. Gjithsesi, goli i zviceranëve u anulua për shkak të një pozicioni jashtë loje.
Rezultatet e plota: