Nuk ndiheni fare seksuale këtë periudhë? Ja se çfarë duhet të bëni

Dëshira seksuale shpesh keqkuptohet dhe keqperceptohet. Ne presim që nevojë për t’u përfshirë në aktivitetin intim të na lindë krejt në mënyrë spontane. Pastaj, kur kjo nuk ndodh ne mendojnë se ndoshta thjesht nuk jemi të interesuar për të kryer aktivitet seksual. Në fakt nuk është kështu. Eshtë e rëndësishme të dimë se dëshira seksuale është e ndryshme në momente të ndryshme të jetës, për një sërë arsyesh.

Konsumi i ilaçeve, problemet në lidhje, stresi i punës, problemet financiare etj, ndikojnë tek luhatjet e interesit së dikujt ndaj seksit, por nëse kjo ka nisur t’ju shqetësojë paksa, mund të ndryshoni diçka në rutinën tuaj.

Nëse s’po ndiheni seksuale mjaftueshëm për çfarëdo lloj arsyeje, është 100% ok.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj disa gjëra që duhet të bëni për t’u ndier mirë:

  • Fillimisht kujdesuni për nevojat tuaja bazike.
  • Shumë e stresuar për t’u ndjerë seksi? Adreso çfarë e shqetëson mendjen tënde dhe bëj diçka që të ndihesh e relaksuar. Qoftë edhe një banjë e gjatë çlodhëse.
  • Duhet të jesh ok me gjithçka që po ndjen për momentin.
  • Luani me fantazitë tuaja dhe zhvillojini ato.
  • Bëjeni ambientin tuaj më joshës.
  • Niseni paralojën që në dush. Aty ku ndiheni më të freskët, të pastër dhe rrjedhimisht më seksi.
  • Marrëdhënia intime me partnerin tënd mund të dalë edhe jashtë shtratit, për t’u bërë më pikante. Që do të thotë: ngacmojeni njëri-tjetrin gjatë gjithë ditës, mos prisni mbrëmjen.
  • Lëvize trupin në një mënyrë që të ndihesh e fuqishme dhe mirë me veten.
  • Dërgoni mesazhe të nxehta me njëri-tjetrin.
  • Nëse seksi ju lodh, fokusohuni në pjesë të tjera të trupit përveçse tek organet gjenitale.
  • Ngacmojeni njëri-tjetrin në publik, përmes gjuhës tuaj.
  • Shijo çdo moment dhe vëreje freskinë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *