Në luftën në Ukrainë, Rusia duket se po përballet sërish me një pengesë. Në fakt, një zyrtar pro-rus i administratës tha se Moska ka të ngjarë të tërheqë trupat e saj nga bregu perëndimor i lumit Dnieper, në rajonin jugor të Kherson.
Një parashikim që nëse konfirmohet do të ishte një kthesë e rëndësishme në luftë. “Me shumë mundësi njësitë tona, ushtarët tanë, do të nisen për në bregun e majtë,” tha Kirill Stremousov, nënkryetari i administratës civile të instaluar nga Moska.