Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rregullat për numërimin e zonave të qendrave të votimit dhe qendrave të votimit lidhur me zgjedhjet vendore 2023.
KQZ ka vendosur që zonat e qendrave të votimit në territorin e Republikës së Shqipërisë të numërtohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të papërsëritshme nëpërmjet Sistemit Unik të Numërtimit (SUN).
Sakaq thekson se brenda një zone të qendrës së votimit mund të ketë një ose më shumë qendra votimi.
Njoftimi i plotë:
????????? ????????? ??̈? ????̈?????? ? ?????? ??̈ ???????? ??̈ ??????? ??? ??̈ ???????? ??̈ ???????
Komisioni Rregullator në seancën e sotme publike shqyrtoi projektvendimin për “Për miratimin e rregullave për numërtimin e zonave te qendrave te votimit dhe qendrave të votimit”.
Me 5 vota pro, Komisioni Rregullator vendosi që zonat e qendrave të votimit në territorin e Republikës së Shqipërisë të numërtohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të papërsëritshme nëpërmjet Sistemit Unik të Numërtimit (SUN).
Brenda një zone të qendrës së votimit mund të ketë një ose më shumë qendra votimi.
Qendra e votimit numërtohet me numër gjashtëshifror, me rend rritës në drejtimin veri – jug. Katër numrat e parë i korrespondojnë zonës së qendrës së votimit dhe dy numrat që pasojnë në rend rritës nga “01” deri “99”, tregojnë qendrat e votimit të krijuara brenda së njëjtës zonë. Ndërmjet katër numrave të parë dhe dy numrave të fundit vendoset karakteri ndarës “/”. Në zonat e qendrave të votimit ku ka vetëm një qendër votimi, numri i qendrës së votimit korrespondon me numrin e zonës së qendrës së votimit dhe pas karakterit ndarës “/” vendoset “00”. Numërtimi fillon me numrin “0001/00” nga Qarku Shkodër e përfundon në qarkun Vlorë. Në rastin e bashkimit të dy apo më shumë qendrave të votimit, numri i qendrës së votimit të shkrirë pezullohet dhe ky pezullim nuk ndikon në numërtimin ekzistues të qendrave të tjera të votimit.
Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, ruhet numërtimi ekzistues i qendrave të votimit. Në rastin e qendrave të votimit numërtimi aktual i të cilave është katërshifror shtohet karakteri ndarës “/” dhe numrat “00”. Në rast se numërtimi aktual i qendrës së votimit është pesëshifror, atëherë përpara numrit të fundit shtohet karakteri ndarës “/” dhe pas tij shtohet “0”. Në rast se numërtimi aktual i qendrës së votimit është gjashtëshifror, atëherë pas katër shifrave të para vendoset karakteri ndarës “/”.