4 orë gjumë, a rrezikojmë të verbohemi? Përgjigjet okulistja

Sipas një studimi të fundit nga ekspertët në Mbretërinë e Bashkuar me 409.000 njerëz ka një sërë arsyesh pse gjumi i keq dhe glaukoma janë të lidhura.

Kjo nënkupton se pak gjumë, përgjumja gjatë ditës dhe gërhitja mund të jenë të lidhura me një shans më të lartë për glaukomë, shkak kryesor i verbërisë. Studimi thotë se kjo mund të prekë 112 milionë njerëz në mbarë botën në 20 vitet e ardhshme.

Okulistja Klajda Bardhi tha për ‘Euronews’ se për trupin e njeriut mjaftojnë 8 orë gjumë në ditë dhe çfarë është tepër ose në mungesë shkakton probleme të tensionit arterial dhe probleme që lidhen edhe me shikim.

“Nëse fle natën mjaftueshëm, nuk është e këshillueshme të flenë me orë të gjata gjatë ditës. Limitetet janë brenda normales, deri në 8 orë në ditë. Nëse ke fjetur 4 orë, të duhen dhe 3-4 orë për ta kompensuar”, tha okulistja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *