Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Përmetit, pasi auzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjikë ndaj nënës së tij 67-vjeçare.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka qenë e moshuara ajo që ka denoncuar dhunën e të birit në polici.
Njoftimi i policisë:
Përmet
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet bënë ndalimin e shtetasit E. N., 35 vjeç, banues në Këlcyrë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallëzim nëna e tij, shtetasja V. N., 67 vjeçe, banuese në Këlcyrë, se 35-vjeçari ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Materialet në ngarkim të shtetasit E. N. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.