Kryeministri Edi Rama ndodhet në Tropojë, ku po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët e zonës.
Rama në këtë takim ka prekur çështjen e pronave, ku tha se ndarja e 270 hektarëve në Pyllin e Gështenjave i takon tashmë bashkisë për t’i caktuar kufijtë.
Sakaq theksoi se toka do t’i jepet qytetarëve vetëm nëse këta të fundit do investojnë, jo për ta lënë shterpë.
“Ne e kemi adresuar problemin e pronës, 270 hektarë të gështenjave i janë dhënë bashkisë, që kjo e fundit të bëjë identifikimin sipas marrëveshjeve në territor. Nuk ka konflikte potenciale, kemi ndarë kufijtë në lidhje me pronat. Është bërë me mirëkuptim ndarja, ne nuk ndërhyjmë. I takon bashkisë që të ngrerë një grup e të trajtojë rastin hap pas hapi, ti japë pronësinë sipas marrëveshjes. Në funksion të shfrytëzimit. Pronat që janë ndarë më herët, nuk do merren në pronësi nëse qytetarët nuk do investojnë. Kjo është rruga, bashkitë kanë përgjegjësinë për të ndarë pronat. Ose më saktë ta konfirmojnë. Ka qenë e komplikuar, të kemi një vend që funksionon me dy palë ligje. Nuk mundet të pengojmë askënd për të investuar në vendin e vet, është çështje e zgjidhur. E rëndësishme është që sot ne t’i bëjmë me dije shembujt pozitive. Kemi fakte”, tha ai.