Debati për emigrantët/ Berisha: Rama fajtor për shndërrimin e shqiptarëve në popull të gomoneve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme deklaratën e kryeministrit Edi Rama kundër Britanisë.

Në konferencën e përjavshme me gazetarët, Berisha tha se fluksi i emigrantëve këtë vit nga Shqipëria në Britani ka shkruar në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në vitin 2021.

Më tej, Berisha u shpreh se qeveria britanike duhet të analizojë shkaqet përse populli shqiptar është shndërruar në popull të gomoneve nga qeveria Rama.

“Në Britaninë e Madhe, në media parlament e qeveri ka shqetësime serioze për fluksin e paparë të refugjatëve shqiptarë që kalojnë kanalin me shpresën e një jete më të mirë në atë vend, deri tani fluksi ka arritur në 12 mijë shqiptarë nga 800 që ishte në vitin 2021.

Kjo përbën një situatë serioze e shqetesuese për çdo vend e polemika lidhur me të e pashmangashme. Duke mos u pajtuar me asnjë etiketim të padrejtë ndaj refugjatëve shqiptarë nga mediat apo politikanë britanike, PD falënderon Mbretin Charles III për ndërhyrjen e tij fisnike në këtë polemikë.  

PD hedh poshtë deklaratën e Ramës në të cilën ai fajton për gjendjen e krijuar autoritetet e Britanisë së Madhe duke treguar me gisht konservatoret britanikë. PD fton qeverinë, parlamentin e MB të ndalen e analizojnë shkaqet e shndërrimit të shqiptarëve në popull të gomonëve nga qeveria e Ramës se kjo mund t’i ndihmojë të kuptojnë se çfarë po ndodh me shqiptarët në Shqipëri”, deklaron Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *