Portugalia ka miratuar një dispozitë që detyron bankat të rinegociojnë kreditë për shtëpi me klientët dhe familjet në vështirësi. Masa e qeverisë synon të lehtësojë peshën që rritja e normave të interesit ka mbi borxhin e qytetarëve dhe për këtë detyron institucionet e kreditit të rinegociojnë hipotekat në bazë të përllogaritjes së stress test-it.
Kur pagesa mujore rritet me pesë pikë përqindjeje dhe kalon 36% të të ardhurave të disponueshme brenda familjes, bankat duhet të rishikojnë detyrimisht kushtet e kredisë së bashku me klientët e tyre. Dispozita ka të bëjë vetëm me kreditë deri në 300 mijë euro dhe duhet të qëndrojë në fuqi deri në fund të vitit 2023.