Këtë të premte është shtyrë sërish vendimi për ish-truprojën e ish-ministrit Saimir Tahirit, Hekuran Marku.
Mësohet se Gjykata e Posaçme e ka shtyrë vendimin, pasi në sallë nuk ka marrë pjesë avokati mbrojtës i Hekuranit.
Kujtojmë se emri i Markut doli në operacionin ndërkombëtar të koduar “Shpirti”, operacion ky që vendosi në pranga biznesmenë, prokurorë dhe zyrtarë të lartë të Policisë së Shtetit, të akuzuar si pjesëmarrës në veprimtaritë kriminale të drogës. Në atë kohë, sipas SPAK Marku bashkëpunoi me katër italianë dhe një bashkëkombas, Eltjon Bregun, në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë me kolegun e tij Agustin Deda.
Nga ana tjerër, SPAK ka kërkuar dënim me 12 vite burg për Markun, teksa procesi është ende në fazë vendimi në Shkallën e Parë të GJKKO.