4 persona janë arrestuar në Tiranë e Durrës, vendosnin baste sportive në celular.
Të arrestuarit janë shtetasit me iniciale L. J., 32 vjeç, A. P., 18 vjeç., S. Xh., 42 vjeç dhe A. P., 45 vjeç.
Sakaq uniformat blu kanë sekuestruar 4 celularë, një laptop dhe 3 valixhe me çipsa.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Vijon operacioni policor kombëtar, i koduar “Fati i lojërave”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Gjatë 24 orëve, goditen 5 raste të kësaj veprimtarie të kundërligjshme. Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë, si dhe sekuestrohen 4 celularë, një laptop dhe 3 valixhe me çipsa.
✅ Në Tiranë, vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë, në ambiente të ndryshme, duke vënë baste sportive, nëpërmjet celularëve ose laptopit.
✅ Në Durrës, arrestohet në flagrancë një 42-vjeçar, i cili u kap në ambientet e lokalit të tij, duke vënë baste sportive, me celular.
✅ Në Vlorë, procedohen penalisht 4 shtetas, 3 prej të cilëve iu gjetën programe të lojërave të fatit, të instaluara në celulare. Shtetasit tjetër, iu gjetën në lokalin që administronte, 3 valixhe me çipsa.
Shërbimet e Policisë, në të gjithë vendin, mbështetur dhe nga inteligjenca informative, kanë vijuar intensivisht dhe pandërprerë kontrollet, në lokale dhe në ambiente të tjera ku dyshohet se organizohen në kundërshtim me ligjin, lojëra fati. Si rezultat, nga strukturat operacionale të DVP-ve, Tiranë, Durrës dhe Vlorë, gjatë 24 orëve, janë goditur 5 raste.
-Në Tiranë, u arrestuan në flagrancë shtetasit L. J., 32 vjeç dhe A. P., 18 vjeç, pasi u kapën në rrugën “Babë Rexha”, duke vënë baste sportive, me celularët e tyre.
-Në Kavajë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi u kap në flagrancë, duke vënë baste sportive, me laptop. Gjithashtu, lokali ku u kap 45-vjeçari nuk ishte i pajisur me kasë fiskale.
-Në Durrës, u arrestua në flagrancë shtetasi S. Xh., 42 vjeç, banues në lagjen nr. 15, Durrës, pasi u kap në lokalin në pronësi të tij, duke vënë baste sportive.
-Në Vlorë, u proceduan penalisht shtetasit D. A., 36 vjeç, S. N., 37 vjeç dhe S. M., 43 vjeç, të tre banues në Vlorë, pasi në celularët e tyre, u gjetën të instaluara, programe të lojërave të fatit.
-Gjithashtu, në Vlorë, u procedua penalisht shtetasi Ll. Ll., 48 vjeç, pasi në ambientet e lokalit që kishte në administrim 48 vjeçari, janë gjetur 3 valixhe me çipsa, që përdoreshin për lojëra fati.
Në cilësinë e provës materiale, si rezultat i goditjes së këtyre rasteve, u sekuestruan 4 celularë, një laptop dhe 3 valixhe me çipsa.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.