A do nisë sot greva e urisë? Ja çfarë pritet të ndodhë me pedagogët

Ditën e sotme pritet të merret një vendim nga ana e pedagogëve lidhur me bojkotin dhe grevën e urisë, paralajmëruar prej disa ditësh.

Ende nuk ka një vendim të prerë të deklaruar prej tyre nëse pedagogët do të hyjnë në grevë urie apo thjesht do të ketë bojkot të mësimit, pas mos plotësimit të kërkesave nga ana e qeverisë për rritje page.

I pyetur nga Priza.al kreu i Sindikatës Sandër Kovaçi tha se vendimi do të merret sot pas mbledhjes që do të mbahet mes pedagogëve dhe krerëve.

Në deklaratën e tij, Kovaçi nuk përmendi në asnjë pikë se pedagogët janë tërhequr ose jo për grevën e urisë.

Kovaçi flet për Priza.al: Nuk tërhiqemi nga greva e urisë, nesër do ‘i tregojmë dhëmbët’ qeverisë


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *