Receta e rekomanduar nga ne sot për drekë është lepur me domate qershi.
Kjo recetë gatuhet fare lehtë dhe nuk ju merr shumë kohë.
Përbërësit:
- 1 kg mish lepuri,
- 3.5 lugë gjelle uthull,
- 500 gr domate qershi,
- 100 ml verë të bardhë,
- 3.5lugë gjelle vaj ulliri,
- 2 thelpinj hudhre,
- bimë aromatike (trumzë, rozmarinë, borzilok) të grira,
- spec djegës,
- kripë.
Përgatitja:
Si fillim copëtojeni mishin e lepurit dhe më pas shpërlajeni me ujë. Në një tigan shtoni hudhër të paqëruar dhe largojeni atë pasi të ketë marrë ngjyrë.
Sakaq shtoni mishin e lepurit dhe lëreni të skuqet për disa minuta, ku do të shtoni domatet dhe pak kripë.
Lëreni të gatuhet për 30 minuta.
Ju bëftë mirë!