Autoritetet greke kanë zbuluar detaje të reja gjatë hetimeve në lidhje me vrasjen makabre të 20-vjeçares Caroline Crouch në banesën e saj në Glyka Nera.
Nisur nga të dhënat që policia disponon, duket se ata janë shumë pranë zbërthimit të vrasjes së Crouch pranë foshnjës së saj 11 muajshe. Autoritetet kanë ngritur dyshimet se bashkëshorti i 20-vjeçares, 32 vjeçari Babis Anagnostopulos është i përfshirë në vrasje.
Një zyrtar i grupit hetimor në një prononcim për mediat është shprehur se në kuadër të analizimit të deklaratës së dhënë në polici nga bashkëshorti ngrihen pikëpytje nga lëvizja e sigurtë e autorëve dhe informacione të tilla mund të merren vetëm përmes një personi që e njeh mjaft mirë familjen.
Ndërkohë mësohet se 20 vjeçarja, Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën marramendëse të 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij. Dyshimet e autoriteteve janë se ishte pikërisht bashkëshorti ai që njoftoi policinë, por që vetë nuk kishte pësuar asnjë lëndim.
Gjithashtu përveç bashkëshortit, hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës.