Ministrja e Infrantrukturës dhe Energjisë njëherazi zv kryeministrja, Belinda Balluku ka njoftuar ditën e sotme miratimin e marrëveshjes për ndërtimin e Portit të Durrësit.
Në një postim në rrjete sociale, Balluku shkruan se investimi në total do të kapë shifrën e 2 miliardë eurove dhe se ndërtimi i portit do e kthejë turizmin në një nivel ndërkombëtar.
“Dy miliardë euro do të jetë investimi dhe parashikohet punësimi i 10-12 mijë persona. Hedhim një tjetër hap me projektin për Portin e Ri Turistik të Durrësit, investimi më i madh i huaj në rajon, i cili jo vetëm do të transformojë rrënjësisht qytetin e Durrësit por, do ta çojë turizmin në Shqipëri në një tjetër nivel ndërkombëtar Miratohet marrëveshja kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe Nshmi Development L.L.C, për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, shkruan Balluku.