Kemi hyrë në një stinë ku pija më e konsumuar është çaji, pasi në ditët e ftohta një pije e ngrohtë edhe e ëmbël është mjaftë e dëshiruar.
Keni dëgjuar ndonjë herë për çajin e rigonit.
Çaji i rigonit mund të përgatitet nga bimë të freskëta ose të thata, 1 deri në 2 lugë rigon hidhen në ujë të vluar.
Lëreni të pushojë për rreth 5 minuta, më pas kullojeni dhe pijeni.
Rekomandohet të pini një lugë çaji rigon në ditë për të parandaluar shfaqjen e sëmundjeve të rënda.
Çaji i rigonit mund të trajtojë ose lehtësojë:
Mbytje
artriti
kollë të ftohtë
dhimbje muskulore
dhimbje dhëmbi
aknet
alergjitë
fryrje
lodhje
dhimbje koke
dhimbje në vesh
problemet e zemrës
infeksionet e traktit urinar
dhimbje menstruale
Do t’ju duhen
4-6 lugë gjelle gjethe të thata rigon
3 gota ujë
një fetë limoni
pak mjaltë
Përgatitja:
Rigonin e hedhim në ujin e vluar, e lëmë të ziejë, më pas e heqim nga soba dhe e lëmë të qëndrojë për rreth 4 minuta. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Hidhni limon dhe mjaltë në çaj të kulluar dhe të ftohur. Pini gjatë gjithë ditës.