Kujdes! Nëse e shikoni këtë gjë tek vezët, hidhini menjëherë

Vezët janë konsideruar gjithmonë si një nga ushqimet më të shëndetshme.

Përkatësisht, ato janë një formë e mirë parandaluese kundër zhvillimit të sëmundjeve, sepse forcojnë sistemin imunitar që lufton kundër viruseve dhe infeksioneve.

Ky ushqim është plot me proteina dhe kontribuon në shëndet të mirë.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se veza ndonjëherë mund të jetë ‘shtëpia’ e baktereve të rrezikshme.

Nëse e bardha ka marrë një nuancë margaritare ose rozë, hidheni menjëherë, këshillojnë ekspertët. Ndryshimi i ngjyrës mund të nënkuptojë se veza është prishur për shkak të bakterit Pseudomonas.

Bakteret krijojnë pigment në të bardhën e vezës dhe nëse vëreni se nuk ka një nuancë të njohur, hidheni.

Një vezë e freskët ka një të verdhë të qëndrueshme dhe të bardhë të trashë por me kalimin e kohës, e bardha bëhet më e lëngshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *