Lajm i mirë/ Hiqet penaliteti për 3 vite bllokim patente për mosrespektim të orës policore

Një nga masat shtrënguese të marra nga qeveria shqiptare për shkak të pandemisë, ishte penaliteti me 3 vite bllokim patente dhe mjeti për mosrespektim të orës policore. Ndërkaq, akti normativ i muajit mars 2020 ka rrëzuar këtë masë dhe sipas ndryshimeve të vendosura, kush nuk respekton orën policore do të ndëshkohet me pezullim patente 1 muaj si dhe masë shtesë gjobë.

Sipas të dhënave të deri tanishme në Tiranë për periudhën mars 2020 deri në mars 2021 janë bërë 160 ankime në Gjykatën Administrative për patenta të bllokuara me masën 3 vite. Ende nuk dihet se cila do të jetë masa në lidhje me këto ankimime, nëse ankimuesit arrijnë të fitojnë gjyqin në Administrative.

Policia në fakt ka nisur kohëve të fundit të shtrëngoje dorën dhe të gjobisë masivisht drejtuesit e mjeteve dhe se ende nuk është bërë me dije se çfarë kriteresh do të ketë në lidhje me vlerësimin e gjobës. Megjithatë fakti që do të arrihet të falet një masë kaq e ashpër dënimi, përbën një favor për qytetarët të cilët ndoshta e kanë patur të pamundur të bindin punonjësin e policisë për shkakun e lëvizjes. Kujtojmë se rrallë gjobiten personat që lëvizin për qejf, pasi shumica prej tyre arrijnë të gjejnë lidhjet me policinë, ndërsa gjobat gjithnjë i marrin të pamundurit!

TAGGED:
Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *