Sondazhi: Burrat shqiptarë nuk bëjnë punë shtëpie

Në familjen shqiptare, baballarët nuk bëjnë punë shtëpie. Të pyetur nga Barometri , 72.8% e të pyeturve kanë treguar se baballarët gatuajnë rrallë ushqim. Vetëm 20.8% e tyre kanë treguar që burrat gatuajnë shpesh.

Ndërsa, për pastrimin e shtëpisë, 80.5% e të pyeturve janë shprehur se burrat pastrojnë shumë rrallë. Ndërsa, vetëm 13.7% janë shprehur se burrat në shtëpinë e tyre bëjnë shpesh punë shtëpie.

Kjo shifër thellohet kur flasim për larjen e rrobave, ku 85.3% e të pyeturve janë shprehur që ndodh shumë rrallë që burrat në familjen e tyre të lajë rroba. Ndërsa, vetëm 9.5% e tyre janë shprehur që ndodh shpesh që burri të lajë rrobat.

Gjetjet janë të Barometrit në Euronews Albania, realizuar gjatë periudhës 9-21 shtator 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum, në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *