Së fundmi Zidane ka deklaruar se së shpejti do të rikthehet në stol dhe thashethemet për kombëtaren franceze kanë nisur.
Lojtari që udhëhoqi Francën drejt fitores në Kupën e Botës 1998, sipas raportimeve në Francë dhe Spanjë, ka rënë dakord për gjithçka me fenderatën e vendit të tij dhe do të jetë trajneri i Francës që nga janari.
E gjithë kjo pavarësisht se çfarë do të bëjë Kombëtarja e Francës e Deschamps në Botërorin e Katarit. Kujtojmë se Franca fitoi Kupën e Botës 2018 dhe është një nga favoritët për kupën edhe në vitin 2022.
Gazetari spanjoll Sergio Valentin pohoi se puna e radhës e 50-vjeçarit do të jetë kombëtarja franceze dhe zbuloi se ai e merr drejtimin në janar. Kjo do të thotë se do të luajë edhe kundër Greqisë pasi dy skuadrat janë hedhur në të njëjtin grup në eliminatoret e Euro 2024./