Receta sot/ Makarona me kungull

Përbërësit
500 gr makarona linguine(linguine “Garofalo”)
vaj ulliri (“Olitalia”)
2 kungull (mesatare)
1 thelpi hudhër
pak piper i zi
kripë
1 gotë ujë
1 kuti pana (pana kuzhine)
20 gr djathë Grana Padano
2 gjethe menteje
Përgatitja
1
Në fillim, në një tenxhere me ujë dhe pak kripë, ziejmë makaronat linguine “Garofalo”.
2
Në një tigan me vaj ulliri skuqim kungujt e prerë në copa të vogla. I shtojmë hurdhrën e prerë imët, piperin e zi dhe i trazojmë mirë.
3
I shtojmë pak ujë, një kuti panna kuzhine, i trazojmë mirë dhe i lëmë për rreth 5 minuta.
4
I hedhim përsëri pak kripë dhe piper. Në fund i shtojmë makaronat “Garofalo” që ziemë më parë.
5
I përziejmë mirë dhe i shërbejmë të ngrohta në një pjatë të cekët. Sipër i shtojmë djathin e grirë grana dhe i vendosim dy gjethe mente për dekorim. Makaronat me kunguj janë gati!

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *