Telefonat e tabletat, “strehë” për bakteret e rrezikshme

Telefonët “e zgjuar”, tabletat dhe shumë pajisje të tjera elektronike mund të jenë një “shtëpi mikpritëse” për bakteret, përfshirë ato që shkaktojnë sëmundje. Disa ekspertë thonë se studimet e fundit për këtë çështje kanë zbuluar në 15% të iPad-ëve të përdorur në spital koloni të stafilokokut Aureo dhe Klostridiumit, dy baktere vërtet të rrezikshme.

Në studim u testuan dhe mënyra të ndryshme pastrimi. “Kalimi i një cope me mikrofibra mbi këto pajisje është e mjaftueshme për të eliminuar pothuajse gjithë bakteret e zakonshme, por për ato më rezistentet apo për viruset si ai i gripit është e rëndësishme të përdoren lëngje pastrues”, thonë studiuesit.

Produktet për pastrim me bazë alkooli konsiderohen më se të mjaftueshme për një dezinfektim të mirë. “Pastrimi i pajisjeve është një vendim personal, por një pastrim të paktën një herë në javë do të ishte i duhur për një higjienë minimale”, thonë studiuesit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *