Gruaja më e gjatë në botë udhëton për herë të parë me avion

Gruaja më e gjatë në botë bëri udhëtimin e saj të parë ajror. ‘Turkish Airlines’ përshtati një nga avionët e saj posaçërisht për ta akomoduar. Rumeysa Gelgi, e cila është më shumë se 2 metra e gjatë, konsiderohet zyrtarisht gruaja më e gjatë në botë, duke fituar Rekordin Botëror Guinness këtë vit.

Ajo zakonisht qarkullon në një karrige me rrota ose me ndihmën e një bastuni, shtatin e saj të madh si rezultat i një gjendjeje të quajtur sindroma ‘Weaver’, e cila, ndër të tjera, shkakton rritje të përshpejtuar. 24-vjeçarja nuk kishte udhëtuar kurrë më parë me avion pasi ishte shumë e gjatë për ulëset e zakonshme.

Megjithatë, në shtator ajo fluturoi për në San Francisco me një aeroplan të Turkish Airlines, i cili hoqi gjashtë vende nga një prej avionëve të saj dhe i zëvendësoi ato me një barelë të bërë me porosi për të lejuar që Gelgi të fluturonte dhe të ndihej komode.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *