Orjol Lame, drejtuesi i Fiat Stilo që u përplas me murin e një shtëpie të pabanuar përgjatë rrugës Via Emilia, ishte arrestuar dy herë gjatë dy vitet e fundit. I riu është nën hetim për vrasje në rrugë pasi po ngiste makinën në gjendje të dehur dhe i droguar në momentin e aksidentit,
Viktimë e aksidentit mbetën partnerja e tij, Shane Hyseni, 22 vjeçe, djali i tyre Mattias Lame 1 vjeç e gjysmë, Rejana dhe Resat Hyseni, 8 dhe 11 vjeç, motra dhe vëllai i Shanes.
U arrestuar dy herë por u lirua
Herën e parë Orjol Lame përfundoi në pranga si i dyshuar për trafik droge. Në prill të vitit 2020, ai u arrestua në flagrancë pasi u kap duke shkëmbyer drogë me një klient. I riu posedonte kokainë, heroinë dhe morfinë.
Telefoni i tij celular i binte vazhdimisht dhe ishin telefonata të klientëve të shumtë që rezervonin lëndë narkotike. Herën e dytë në shkurt 2021 në Campoformido, në provincën e Udine.
Karabinierët e kapën teksa ndodhej në makinë me një 51-vjeçar nga Parma, tashmë të njohur për policinë. Orjol Lame ishte dëbuar nga Italia me një urdhër të lëshuar në vitin 2020 nga policia e Reggio Emilia. Ai nuk mund të kthehej në Itali para vitit 2025.
I riu shqiptar u la i lirë në pritje të dëbimit nga territori italian. Sipas hetuesve, Orjol Lame s’ka marrë kurrë leje drejtimi italiane dhe në momentin e aksidentit në Via Emilia, ku mbetën të vdekur katër persona, drejtonte një automjet të pasiguruar, Fiat Stilo.