Aksidentoi çiftin francez ku gruaja humbi jetën, mbërrin në gjykatë 24-vjeçari

Ka mbërritur  Gjykatën  e Shkallës së parë në Vlorë Kristi Dani, 24-vjeçari i cili ishte autor i një aksidenti në aksin Vlorë-Fier në afërsi të fshatit Bestrovë duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes së dy turistëve francez gruaja ndërroi jetë në vend, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjetëve.

Seanca gjyqësore sapo ka nisur, ndërsa prokurori kërkon ‘arrest me burg’, avokati mbrojtës Kujtim Cakrani kërkon një masë më të lehtë sigurie për klientin e tij. Por vendimi pritet që të merret nga togat e zeza.

Aksidenti i rëndë ndodhi me datë 1 nëntor ku çifti i turistëve francez u përplasën nga mjeti që drejtohej nga 24-vjeçari Kristi Dani. Aksidenti ndodhi në reth orës 15.20 minuta të së martës, në fshatin Bestrovë të Vlorës. Bashkëshortja ndërroi jetën për shkak të plagëve të marra ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve. Aksidenti dyshohet se të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë të mjetit që drejtohej nga i riu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *