Ky është çmimi më i madh i fitur në histori në një ‘jackpot’

Shitjet e shumta bënë që një jackpot në lojën amerikane të lotarisë, Powerball, të kapte shifrën 1.6 miliard dollarë.

Të shtunën mbrëma do të hidhet shorti për çmimin ‘Powerball’, i cili nuk është fituar prej më shumë se tre muajsh. Nëse bileta e një personi përputhet me numrat e tërhequr, do të jetë shuma më e madhe e fituar në historinë e lotarive. Shanset për të fituar janë nga 1 në 292.2 milion dollarë.

Fituesit e ‘Powerball’ mund t’i marrin paratë cash ose në 30 pagesa vjetore për 29 vite. Të dyja opsionet e çmimeve të reklamuara nuk përfshijnë taksat. Pothuajse të gjithë fituesit zgjedhin çmimin cash, i cili për shortin e radhës do të jetë rreth 782.4 milion dollarë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *